Copyright © 2006 - 2010 www.zhelina.info www.zhelina.net www.zhelina.org - Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura - Powered by www.djgoni.com
Zhelina si fshat dhe 17 vendbanimet tjera fshatare formojnė komunėn e Zhelinės me 25,422. banor(tė dhėna kėto sipas rregjistrimit tė vitit 2006),dhe sipėrfaqe prej 199km2. Kjo komunė, ka njė pozitė interesante tė shtrirjes sė sajė edhe atė:nė jug-lindje dhe veri-perendim,ajo i takon pollogut tė poshtėm.Nė anėn e djathtė tė lumit Vardar,me shpatiet e malit tė thatė, depėrton deri nė rrjedhėn e lumit Treska. Fshati Zhelinė shtrihet nė anėn e djathtė tė rrugės kryesore Tetovė-Shkup. Prej Tetovės gjendet 8 Km ndėrsa prej Shkupit 35 km larg. Fshati numėron mbi 700 shtėpi kurse numėri i banorėva ėshtė pėrmbi 5 mijė. Lartėsia mbidetare ėshtė 450 m, gjerėsia gjeografike 41° 58, gjatėsia gjeografike 21° 3. Siepėrfaqja e sinorit ėshtė 19,9 kilometra katėrorė, sipėrfaqja agrare 1495 ha., pyje 648 ha., tokė punuese 603 ha., kullota 224 ha.. Nė Zhelinė jetojnė kėto familje si: Skonde, Beshė, Grace, Ēajanė, Matranē, Muhaxher ( tė ardhur nga Ana e Moravės) si dhe tė tjerė. Mirėpo edhe nga Zhelina ka pasur shpėrngulje nėpėr qytete si dhe nė Anadoll nga arsye mė tė ndryshmet. Pėr Zhelinėn ekziston edhe sinonimi Ura e nuseve e cila urė ėshtė ndėr mė tė vjetrat nė kėto troje ku thuhet se daton qė nga sundimi romak mirėpo ka edhe data tė tjera tė dokumtuara pėr kėtė urė sikur ėshtė viti 1539 i cili merret edhe si fillimi i ndėrtimit tė urės. Poeti arsimtarė kėtij objekti i ka kushtuar edhe njė pėrmbledhje me poezi e titulluar Ura e nuseve. Emėrtimet e disa vendeve nė kėtė fshat pėr male, fusha dhe kodra etj: Fojniku livadhet dhe stanet, Zabeli ku ka drunjė apo edhe burim uji, Ballshor lokalitet antik, Kroi i kishės, Loma e Ballėkit, Erebimė (erė + bimė), gjuri i kuq, gjuri shqipes, gravanec, kroi i madh, kroi i vogėl dhe shumė emėrtime tjera. Zhelina daton prej mesjetės sė hershme e qė nė historiografi na paraqitet nė vitin 1337-1346 ku pėrmendet kisha e Shėn Mėrisė sė Tetovės nė vitin 1343. Ndėrsa sipas disa dėshmive osmane nė vitin 1453 ka patur 34 familje, mė 1468 ka patur 60 familje. Nė anėn e djathtė tė rrjedhės sė lumit Vardar mė saktėsisht afėr 500 metra nė veriperėndim tė pozitės sė tashme tė fshatit ėshtė zbuluar njė lokalitet antik nė tėrthoret e tė cilit pėrmendet se ka ekzistuar njė vendbanim qysh nė kohėn e re tė gurit, pra 6000 deri 4000 vjet para kohės sė re nė vendin e quajtur BALLSHOR. Gjatė lėvrimit tė arave janė zbuluar eksponate enėsh tė dheut nė formė tė rumbullakėt dhe konusore, tė modeluara nė mėnyrė tė thjeshtė, me dorė tė lirė, madje janė gjetur gurė nga qeramika pėr vegje pėlhurash, copa tė vogla me tehe tė mprehta thikash prej stralli, tokė e djegur, eshtra shtazėsh dhe sende tjera tė imta stolisjeje si dhe shumė gjėra tjera. Nė vednin ku ėshtė xhamija e vjetėr ( sot e re) e cila ėshtė ndėrtuar nė shekullin XVII, mė parė thuhet se aty diku ka qenė kisha e fisit Penest tė ilirėve qė njihen si banues tė kohės sė mėhershme. Sipas gjurmėve tė zbuluara deri tash mund tė pėrfundojmė se nė kėto vise jeta ka gjllėruar e sidomos rėzė Sharit e mė pak nė anėn e Malit Thatė. Bashkėsia vendore pėr kryetarė ka Hamdi Latifin me 15 kėshilltarė, Zhelina ka dy kėshilltarė komunalė, nė pjesėn perėndimore tė fshatit gjendet sh. f. Luigj Gurakuqi ku mėsimin e ndjekin 643 nxėnės, nė fshatė janė dy xhami , e para ėshtė ndėrtuar nė shkullin e XVII ( sot mbi te ėshtė ngritur njė xhami e re) ku imam ėshtė Idriz Huseini dhe e dyta qė gjendet nė qendėr tė fshatit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1988 ku imam ėshtė Mesut Islami. Poashtu nė fshat aktiv ėshtė edhe klubi futbollistik Liria si dhe shoqėria kulturore artistike Rinia. Edhe Cafe Bar Ura eshte te u ber historike ne zhelin ngat ures se vjeter nga koha Osmane (xhelal) Zhelina ka postė e cila i shėrben fshatarėt dhe popullatėn pėrreth, ambulancė shėndetsore shtetėrore si dhe disa private, ka mbi 100 ndėrmarrje.
Pėr tė dėgjuar Radio Zhelina live klikoni mbi logon e programit tė cilin ju e pėrdorni