Meny
Radio Zhelina
Pėrshėndetje
Krijo E-Mail
      Me
@Zhelina.Info
@Zhelina.Net
@Zhelina.Org
@Zhelina.Eu
E-Mail
Falja e Namazit
Gjithmonė Me Ju
Zhelina
Copyright © 2006 - 2010 www.zhelina.info www.zhelina.net www.zhelina.org™ - Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura - Powered by www.djgoni.com
Foto
Fshati Strimnic
Fshati Strimnice shtrihet ne verilindje te Pollogut , 7 km ne juglindje te Tetovės, rreze | Malt tė Thatė   dhe ze nje pjese te fushes ne te dy anet e lumit Vardar . Ky vend eshte shume i pershtatshem per vendbanim, per shkak te kushteve te volitshme per ruajtjen e gjese dhe per zhvillimin e bujqesise. Fshati eshte i vendosur rreze malit, ne nje gryke te rrjedhes se nje perroji, i rrethuar me kodra te buta malesh, kurse ne rrafsh shtrihet fusha e Pollogut, neper te cilen kalon lumi Vardar, qe ka plotesuar nevojat e ndryshme te popullates me uje, qofte per ujitjen e siperfaqeve te mbjella me kultura bujqesore, qofte per nevojat e tjera ne fushe te bujqesise apo te blegtorise. Fshati ka qene i vendosur kryesisht ne pjesen kodrinore te rrezes se malit, por gjate pese dekadave te fundit, duke filluar qe nga viti 1955, eshte zgjeruar nga veriperendimi ne pjesen rrafshinore te sinorit te vet dhe tani ze nje pjese te fushes pergjate udhes qe e lidh me Tetoven, si qender kryesore dhe shume e rendesishme e Pollogut.
Fshatrat e Pollogut Jane te vendosura si varg rrezes se | Sharrit ne njeren ane dhe rrezes se Malit te Thate dhe | Grykės se Dervenit   ne Zhelina Pamje Nga F.Strimnic anen tjeter, kurse nje pjese e vogel eshte vendosur ne fushen e   Pollogut. Fshatrat e Sharrit dhe te Malit te Thate jane me te moēme, kurse te fushes jane te reja dhe te krijuara kryesisht neper ēifligjet e pashallareve dhe te bejlereve turq. Ngritja e vendbanimeve rreze maleve dhe gjurmet e tjera te botes se bardhe ne bregun e djathte te Vardarit afer fshatit Zhelinė, vendet qe kane pamje te tarracave te liqenit siē eshte LomaBallekit   ne Zheline, tarracat te ēengelat ne | Leshnice te Poshtme , LomaLimjonit   ne perendim te Strimnices nga Mali i Thatė dhe tarraca te ngjashme rreze Sharrit ne Balltepe   te Tetoves, madje ndermjet Tetoves   dhe Leshkės , flasin per nje faze te hershme te ekzistimit te nje liqeni ne pellgun e Pollogut.
Thuhet se | Grykėn e Pollogut   e kane hapur romaket, afer fshatit Radushė , ne rrjedhen e tashme te Vardarit. Me kalimin e kohes eshte shterur uji i liqenit, kurse nga rrjedhat e lumejve tė Sharrit dhe pėrrenjtė e Malit te Thate jan shtresuar lymishte, qe fushen e Pollogut e kanė bėrė shum pjellore.


Vendbanimet me te vjetra hasen rrėzė malesh. Ne anen e Malit te Thatė janė gjetur mbeturina vendbanimesh, nė bregun e djathtė tė Vardarit, afer Zhelines, ne vendin qe sot quhet Bellopoje , dhe ne mes te fshatit, ne vendin e quajtur Gradina , mandej ne fsh. Rogle   te Dervendit, qe jane te periudhes se neolitit, 6.000 - 4.000 vjet para e.s. Po ashtu e periudhes se mevonshme historike do te jete nje vendbanim i vjeter ne arat e strimnicasve, pergjate udhes per ne f. Bervenicė , prej te vendi i quajtur Hajmalia , nga Vajdhi   e deri ne Sidoll , qendra e te cilit do te kete qene te Ledina e Vajdhit, ku kryqezohen kater udhe. Gjate lerimit te arave ne keto vise shpeshhere jane gjetur tjegulla qeramike, ene prej bote, qypa dhe mbeturina te tjera te lendes se ndertimit, por nukjane bere studime arkeologjike, prandaj edhe nuk ekzistojne shenime per kete lokalitet.


Fshati Strimnice per nga madhesia hyn ne grupin e fshatrave mesatare te Pollogut dhe te fshatrave te vendosura ne malin Sharr dhe ne Malin e Thate, te cilat gravitojne ne Pollog, me tendence te rritjes se panderprere. Lakorja e fshatit shenon dinamike pozitive dhe pershkon te dhena perafersisht te sakta se ne vitin 1900 ka pasur afer 40 shtepi 1), ne vitin 1921 - 45 shtepi, ne vitin 1947 - 105 shtepi, ne vitin 1974 ka pasur 200 familje me 1516 banore 2), ne vitin 1994, ne regjistrimm e parakohshem, ka pasur 351 shtepi - banesa me 2451 banore. Sipas shenimeve te paraqitura shihet qarte se ky fshat ka tendenca te zhvillimit dhe te rritjes se vazhdueshme.
Referenca:
1)   | Rametulla Ejupi : "Strimnica - studim gjeogratik", Shkup, 1996, fq.39.
2)   | Nexhbedin Abdiu : "Kenget e synetit nė f.Strimnice", doreshkrim, 1976.
Zhelina
Strimnica
Pėr tė dėgjuar Radio Zhelina live klikoni mbi logon e programit tė cilin ju e pėrdorni
Marketing
Kėndi i Miqėve