DERIVATET E NAFTËS ME ÇMIME TË REJA

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që të lirohen çmimet e Dizelit dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri për gjysmë denarë, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS–95 dhe EUROSUPER BS–98 shtrenjtohen për 0,50 denarë/litër.
Nga mesnata EUROSUPER BS–95 do të shitet për 60.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS–98 do të shitet për 62.50 denarë.
Një litër EURODIZEL do të kushtojë 53.00 denarë. Edhe Vaji i Lehtë për Amvisëri do të kushtojë sikurse dizeli, pra 53 denarë një litër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *