Pranohet kërkesa e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor UEJL

me datë 25 shkurt 2021 këshilli Drejtues i Ndërmarjes për Transport si dhe këshilli Komunal me përkrahjen e gjithë anëtarëve e miratoi kërkesën e studentëve për uljen e çmimeve të biletave për kategorinë e studentëve. 

Vlen të theksohet se Kryetari i Parlamentit Studentor pranë UEJL-së Agron Demiri nga fillimi premtoj se do të ketë ndryshime të çmimores, ku edhe u takua me Kryetaren e Komunës së Tetovës. 

Sot, Agron Demiri edhe e shpalosi para gjithë qytetarëve se u arit kërkesa e studentëve me një Komunikatë, 

Të nderuar studentë, 

Kam kënaqësinë të ju njoftoj që sot me datë 25 Shkurt 2021, këshilli drejtues i ndërmarjes publike për Transport, si dhe Këshilli komunal i Komunës Tetovës miratoi kërkesën e studentëve për ndryshimin e çmimores së biletave për kategorinë e studentëve, nga 6000 denarë vjetore në 2500 denarë. 

Ajo që u kërkua nga ana e studentëve dhe u premtua nga ana ime, sot u realizua.

Falemnderojmë Kryetaren e Komunës së Tetovës si dhe këshillin drejtues të Ndërmarjes Transport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *