Mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një aksident në Zvicër, ku shkaktar i tij ishte një kosovar.

26 vjeçari në gjendje shumë të dehur pas aksidentit që kishte shkaktuar, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën mes Wolhlen dhe Bremgarten në orën 6:00 të mëngjesit.

Ai ka humbur kontrollin mbi makinën e tij të tipit “BMW”, duke përfunduar jashtë rrugës afër një pylli.

Policia Kantonale e Aargau, e ka gjetur shkaktarin e aksidentit, njofton Aargauer-Zeitung përcjellë Klan Kosova.

Ata e kanë parë makinën e tij të shkatërruar dhe kanë shkuar tek shtëpia e tij.

Policët takuan një 26 vjeçar nga Kosova.

26 vjeçari nuk kishte lëndime trupore, por dukej shumë i dehur.

Ai e ka mohuar në fillim aksidentin, por më vonë e ka marrë përsipër veprën.

Pas testit të urinës dhe gjakut, policia ia ka marrë patentë shoferin atij.

Loading...
Share