Nga eseja për Evropën në kryeqytetin Evropian

Agron Demiri është një ndër studentët që është shpërblyer me esenë më të mirë rreth çështjeve evropiane-integruese. Në kuadër të projektit Bashkë Drejt Yjeve, Agron Demiri dhe disa student të tjerë kanë marrë pjesë në vizitën zyrtare të institucioneve evropiane në Bruksel.

Suksesi i studentit Agron Demiri, paraqitet edhe tek fshatarët e tij nga Zhelina, të cilët e urojnë për këtë arritje. Ai me esenë e tij, ka paraqitur qëndrimet evropiane si dhe sfidat që ka ndjekur dhe që duhet të ndjek Maqedonia e Veriut. Banorët e vendlindjes së tij janë krenar për të dhe thonë që mund të ketë potencial për ta pasur një diplomat të mirë në të ardhmen. Ai përpara mediumeve deklaroi se vizita në Bruksel, do të thotë një shpresë për marrjen pozitive të datës për hapjen e negociatave, si dhe një integrim të plotë në Evropë.

Loading...
Share