Për shkak të një alarmi për bombë, të punësuarit dhe vizitorët e qendrës tregtare Cyti Mall, për momentin janë evakuuar.  Qytetarëve iu është kumtuar që ta braktisin Qendrën Tregtare, pas çka njerëzit në panik kanë filluar me vrap drejtë daljes. Për shkak të alarmit, përreth Qendrës Tregtare është krijuar shumë tollovi. Në vend ngjarje vërehen  shumë vetura të policisë, ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve.

Nga City Mall kanë denoncuar rastin në polici. Nga MPB në vendngjarje kanë dërguar menjëherë  njësitin për anti-terrorizëm të cilët për momentin po kontrollojnë qendrën tregtare. Hetimi është në rrjedh e sipër.

Loading...
Share