Që nga mesi qershorit, dhe përgjatë dy muajve në vijim, në rajonin më të gjerë të Pollogut, janë duke u organizuar numër i madh i dasmave, si dhe ahengjeve tjera familjare.

Njëjtë sikurse viteve të kaluara, më shumë ose më pakë, ahengjet e këtilla janë karakterizuar me prishje të kohë pas kohshme, të rendit dhe qetësisë publike, në të shumtën e rasteve me krisma të armëve të zjarrit, ose me lëshim të paautorizuar të fishekzjarrëve, dhe përdorime të mjeteve të ndryshme piroteknike, që deri kanë rezultuar me persona të lënduar, vetura dhe prona të dëmtuara.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, apelon deri te qytetarët që të përmbahen, ndaj përdorimit të armëve të zjarrit gjatë ahengjeve, si dhe organizimin e paautorizuar të fishekzjarrëve, të cilat në koh të fundit, kanë filluar të bëhen të detyrueshme, gjegjësisht përmbajtje e pashmangshme e dasmave në këtë rajon.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, ju rikujton se, krismat janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, ndërsa gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve, lëvizin prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Krahas kësaj, duke marrë parasysh pasojat, krismat mund të llogariten edhe si vepër penale ,, shkaktim rrezik të përgjithshëm,, për të cilën është i paraparë dënim me burg, me kohëzgjatje prej një deri pesë vjet.

Qytetarëve, ju bëhet me dije se gjithashtu edhe fishekzjarrët gjatë dasmave duhet të paraqiten nëpër Stacione policore, ose Njësitet e policisë në rajonet ku organizohet dasma, varësisht nga kategoria, ndërsa organizatorët në përgjithësi të ndërmarrin masat e parashtruara preventive.

Gjatë muajve që vijojnë, Sektori për punë të brendshme Tetovë, ndjeshëm do ti përforcon, kontrollet dhe aktivitetet, në plan të zbulimit dhe sanksionimit, të prishjes së rendit dhe qetësisë të këtij lloji, duke reaguar në mënyrë konkrete dhe efikase.

Loading...
Share