Dikur na quajtën dhe akoma na quajnë Tradhëtarë.

-Dikur na quajtën tradhëtarë vetëm se i kërkonim të drejtat që na takonin me ligj, ndërsa ata që na quajtën kështu nuk e rrespektonin vetë ligjin.
-Dikur na quajtën tradhëtarë vetëm se kishim bindje tjetër politike, ndërsa ata që na quajtën tradhëtarë, dilnin hapur dhe thoshin: “Duam zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.”
-Dikur na quajtën tradhëtarë se kërkonim një vend pune si të tjerët që e kishin atë, për egzistencë, për të kryer një pjesë të vogël të nevojave jetësore, gjë të cilën na garanton ligji, dhe çdo e drejtë tjetër, por jo edhe grupe të caktuar individësh.
-Dikur na quajtën tradhëtarë se kërkonim ardhmëri të shëndoshë dhe kushte më të mira për jetesë, ndërsa ata që na quajtën kështu, janë të koruptuar deri në fyt.
-Dikur na quajtën tradhëtarë, sepse nuk ju bindeshim dhe nuk i zbatonim urdhërat e të devijuarve dhe shkatërimtarëve të këtij Populli.
-Dikur na quajtën tradhëtarë, sepse nuk i mbështetnim, e as nuk i përkrahnim intereset politike dhe personale të tradhëtarëve.
-Dikur na quajtën tradhëtarë, sepse u larguam nga ata politikan të cilët na mbanin pranë vetes vetëm kur kishin nevojat e tyre dhe që na refuzonim kur kërkonim ndonjë të drejtë, dhe na thoshin: do ta rregullojmë dhe që ishte e pamundur për ta, dhe shumë e lehtë për ligjin.
-Tani na quajnë tradhëtarë sepse emigruam në Europë dhe gjetiu, për kafshatën e gojës dhe nuk u qëndruam besnik tradhëtarëve dhe kriminelëve, që ata të pasuroheshin edhe më shumë në kuriz tonin sepse deri tash nuk ishin edhe aq të kënaqur apo ndoshta ua kemi prishur planet e mëtutjeshme të tyre.
-Tani na quajnë tradhëtarë sepse e mbështesim konceptin apo ideologjinë sundim i ligjit dhe jo i individit.
– Tani na quajnë tradhëtarë sepse e përkrahim kandidatin për president shqiptarë dhe jo kandidatët maqedonas.
-Tani na quajnë tradhëtarë sepse kërkojmë institucione stabile dhe me përgjegjësi në funksionimin e tyre.
-Dhe për fund edhe sa gjatë do të quhen tradhëtarë njerëzit më meritorë të kombit shqiptarë, dhe ata të cilët dhanë shumë mund dhe flijuan jetët e tyre për një të ardhme të ndritshme…

Blerim Limani.

Loading...
Share