Diskriminimi i bashkësisë etnike nënkupton paragjykimi ndaj njerëzve dhe refuzimi tyre, nënçmimi, ofendimi, shtypja e tyre, presioni psikik i një grupi etnik, vetëm se është i ndryshëm nga bindjet, kombi, feja, mohimi i tyre për t’u dhënë atyre të drejtat elementare etj.

Termi “përkatësi etnike” i referohet etnive nëpër Botë që konsiderohen më pak se sa shumica e grupit tjetër në një shtet të caktuar, jashtë sHtetit amë të tyre, domethënë jetesa e tyre në një shtet tjetër..
Me termin “Përkatësi etnike” që sot në shekullin XXI, ky term, po zavendësohet me “Bashkësi etnike”, qëllimi i kësaj është definimi i një grupi etnik që kanë origjinë, prejardhje, fenë, gjuhën, racë, bindje të ndryshme nga një grup tjetër.
Sot, fatkeqësisht, shumë njerëz kanë paragjykim negativ dhe ndjenja urrejtëse ndaj një etniciteti të caktuar, sa që atyre ju krijon keqbërje, torturim, propaganda në çdo vend në çdo kohë, duke mohuar dhe injoruar çdo vepër të mirë të tyre.
Ndalimi i diskriminimit është i rregulluar edhe me ligje shtetërore, me ligje ndërkombëtare, por në fakt, kemi shumë diskriminime, që nuk u jepet përparësi më meritorëve vetëm për shkak të bashkësisë etnike të tij ose të saj.

Diskriminimi në çdo shtet është i pranishëm, sidomos në shtetet me ekonomi të dobët është eshtë edhe më i theksuar, ndërsa më pak kemi raste te shtetet me ekonomi të mirë pasi që mundësitë janë që kërkohen më shumë shfaqja e talentit të individëve, pavarësisht bashkesisë etnike, fetare, racore, vetëm të kryeje shërbimet e një kompanie, organizate ose punë shtetërore me sukses.

Pra kur flasim për diskriminim si term, poashtu duhet të kemi parasysh se kemi disa lloje të diskriminimit, edhe atë si:

-Diskrinimim etnik:
Që pengohen të punësohen ose të avancohen ata njerëz vetëm se janë të një kombi tjetër..

-Diskriminim fetar:
Ndalohet praktika fetare, si shkuarja në xhami, ose në kishë, nuk jepen toleranca për ritualet e tyre..

-Diskriminim profesional:
Këtu kemi raste kur jo kompetentët fitojnë vende pune, ose çmime me raste nepotizmi, ose ndalim i avancimit të atyre që meritojnë të shpërblehet sipas profesionit të tij/saj.

-Diskrimnim gjinor:
Është kur kemi raste që nuk u jepet përparësi grave për ushtrimin e një detyre, funksiono shtetëror, rastin e kemi në disa vende të Botës, gjinia femërore nuk ka pasur të drejtë shkollimi, nuk ka pasur të drejtë për vozitje të veturës, edhe sot e kësaj dite, gratë kanë probleme me këta gjëra.

-Diskriminim racor:
Historia flet se më shumti që janë shtypur dhe janë nënçmuar, kanë qenë njerëzit të racës së zezë, si dhe akoma egziston racizmi, dhe konfliktet paraqiten herë pas here në disa vende të botës, sidomos në SHBA..

-Diskriminim politik:
Me diskriminim politik kemi raste kur grupi më i madh i një vendi, vepron jo transparent me bashkësitë etnike tjera në vend, duke mos ua ndarë fonder që u takojnë, duke u ndaluar shkollimin, praktikën fetare, mohimin e gjuhës, duke gjykuar me anë të selektimit e jo drejtësisë etj etj..

Sot, kombet e bashkuara, si dhe e drejta ndërkombëtare, konventat ndërkombëtare ndalojnë çfardo lloj diskriminimi në shtete, sepse çdo individ duhet të jetoje i lirë, të ketë mundësine e shkollimit, punësimit, krijimit të familjes, dhe çdo bahskësi etnike nuk duhet ndaluar për respektimin e kombit të tij, si dhe çdo shtet dhe synimi i Bashkimit Europian është që grupet etnike të konsiderohen të barabarta në Shoqëri duke ua respektuar të drejtat e tyre elementare, duke i mbrojtur sidomos nga pushtetet “Absolute” që janë kundër respektimit të rregullave ndërkombëtare, si dhe ofrimi i kushteve dhe mundësive ndaj tyre është rregull te çdo shtet i së drejtës shtetërore që llogaritet liberal dhe demokratik.
Shtete e zhvilluara në botë ndalojnë gjuhën e urrejtjes, diskriminimin, konfliktet dhe luftën, shkeljen e lirive dhe të drejtave ndaj çdo individi, ata Shtete që sot kanë stabilitet, që e duan paqen, barazinë dhe sigurinë brenda vendit, ata kanë ekonomi të mirë, janë në progres, si dhe brenda tyre qytetarët jetojnë me një siguri më të mirë dhe çdo individ pavarësisht përkatësisë etnike, ata ndjejnë mbrojtje më të mirë nga sistemi ligjor i shtetit.

Magjistër i të drejtës ndërkombëtare, Eduan Uzairi

Loading...
Share