NE, jemi ata që pranojmë në “shtëpi” të huajin, e druhemi nga të afërmit!
NE, jemi ata që duam dhe punojmë me të huajin, për ti parë të papunë të afërmit!
NE, jemi ata që mbrojmë të huajin, e shajmë të afërmit!
NE, jemi ata që i gëzohemi dhe lakmohemi suksesit të të huajit, e inatosemi nga arritjet e të afërmit!

NE, jemi pikërisht ATA që i ngrisim të huajit, duke i shkelur të tonit.

Fatkeqësisht, NE jemi KËTA.

Të gjithë jemi njerëz, të gjithë duhet të jemi të barabartë, pa dallime në gjini, etni, fe, përkatësi politike, etj.

Andaj, mos fajsoni tjetrin, por filloni të bëni vlerësime reale pa ndikime të llojllojshme siç jemi ndikuar vazhdimisht.

Një gjë ta kemi parasysh “I huaji më i mirë nga më të mirët nuk mund të bëhet i juaji”!

Loading...
Share