Ish kryetari i Zhelinës Fatmir Izairi ka bërë një kujtim të hapave të parë marrë për krijimin e Zonës Industriale ën Zhelinë duke e quajtur si realiteti që e lartësoi Zhelinën.

“Zona Industriale-Realitet që e lartësoi Zhelinën!

Sikur dua ta harroj mundin dhe sakrificën disavjeçare për ta bërë realitet! Disi arrij të kuptoj – “Pyjet e Maqedonisë së Veriut”,”Policinë pyjore”, inspektoratin, policinë e rregullt, prokurorinë dhe shumë digastere nëpër Ministri të ndryshme: Bujqësisë,Transportit e lidhjeve etj., që me këmbëngulje ishin kundër ketij-URBANIZIMI, pasi ua merrnim nga duart një tokë që e menaxhonin ndër vite.

Por, as atëherë e as sot nuk arrita ta kuptoj – NË SHËRBIM të kujt dhe cilës çështje ishin ca persona publik në Zhelinë, që u vendosën kundër kësaj vepre madhështore!
Sidoqoftë – Sakrificë e vlefshme, pas së cilës erdhi dobia dhe mirësia!

Veprat e mëdha dhe hapat historik mund t’i bëjnë ata që shohin larg dhe posedojnë aftësi për ta krijuar qartë vizionin e së ardhmes.
Këta vepra i kundështrojnë ata që primare e kishin drurin, në vend që të shikonin zhvillimin, ku politikat e tyre shkurtëpamëse i ndërtojnë nëpërmjet të Shpifjeve!” ka shkruajtur Izairi në rrjetin social Facebook.

Loading...
Share