Para godinës së Qeverisë në mënyrë solemne, u ngrit, flamuri i Aleancës Veriatlantike, në të cilën Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-së. Në këtë ceremoni kryeministri Zoran Zaev, tha se u dëshmua se Maqedonia është në rrugën e vërtetë të progresit dhe zhvillimit.

Arritëm nga binarët dytësor të Ballkani në të cilët prisnim me dekada, u kthyem në autostradën kryesore të Evropës. Mundemi të gjithë të jemi krenarë që e jetojmë kohën e re, erën e ndërtimit të shoqërisë demokratike, të qytetarëve të barabartë, të cilët janë të gatshëm t’i marrin vlerat evropiane”. – theksoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë

Zaev tha se Maqedonia tashmë e ka ardhmërinë në duart e saj dhe se vendi do të jetë në tavolinën e përbashkët me 29 aleatët e NATO-s. Ai ka falënderuar për kontributin e dhënë të gjithë ish-presidentët e Maqedonisë, me përjashtim të Gjorge Ivanovit, i cili nuk mori pjesë në ceremoni. Qeveria tha se e kishte ftuar, ndërsa kabineti i kreut të shtetit tha se ftesën e kishte marrë pasi kishte përfunduar manifestimi. E zbrazët mbeti edhe karrigia e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Partitë e tyre thanë se mos-pjesëmarrja ishte për shkak të agjendës së ngjeshur të dy liderëve. Në ceremoni edhe pse i ftuar nuk mori pjesë as ish presidentit Branko Cërvenkovski.

Shkelim fortë në tokë, nuk ka vend për eufori. Na pret punë serioze për zbatimin e reformave. që të jemi të suksesshëm dhe ti shpejtojmë proceset historike, duhet në vitet e ardhshme, nëse do të jenë 6, 7 ose 8 do të varet nga vetë ne, me përkushtimin e njëjtë si me Marrëveshjen e Prespës, të gjithë përkushtohemi tërësisht për realizimin e anëtarësimit në BE. – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë

Fjalimi i kryeministrit Zoran Zaev, u mbajt para godinës së Qeverisë pa emër, sepse, pasi u largua “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, ende nuk është shkruar emri i ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Kjo për shkak se Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk e ka konfirmuar pranimin e notës verbale të cilën duhet ta dërgojë Greqia. Pasi nota verbale të pranohet, në gazetën zyrtare duhet të  shpallen ndryshimet Kushtetuese. Më pas fillon edhe vendosja e tabelave me emrin e ri nëpër institucionet vendore dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore.

Loading...
Share