Dje  rreth orës 08 e 40 minuta, 29-vjeçarja J.Xh nga Gostivari, ka denoncuar se rreth orës 02 e 30 minuta, nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar, babai i saj 69-vjeçari K.Xh.

Loading...

Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarr masa adekuate për gjetjen e tij dhe në ora 16 e 30 minuta K.Xh. në afërsi të Çajles së vjetër, është gjetur i vdekur në ujërat e lumit vardar.

Me angazhim të zjarrfikësve të Gostivarit dhe personave tjerë, trupi i pajetë i K.Xh. është tërhequr nga ujrat e Vardarit, janë kryer hetimet komplete dhe me urdhër të gjykatësit hetues do të kryhet obduksion.

Share

Leave a Reply