Nisur nga situata emergjente që po përjeton Republika e Shqipërisë, ku janë regjistruar një sërë tërmetesh deri në këto momente, ndërsa raportohet për dëme dhe viktima në njerëz, ju njoftojmë se Komuna e Zhelinës në koordinim me Këshillin Organizativ, vendosi të anulojë të gjithë aktivitetet që ndërlidhen me festat e Nëntorit, në shenjë solidarizimi me popullin shqiptar dhe institucionet shqiptare.

Në këto rrethana dhe çaste trishtuese për qytetarët e Shqipërisë, në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, ndërkaq të lënduarve shërim të shpejtë.

Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim

Loading...
Share