Me rastin që ndodhi në Zelanden e re, vrasjen e disa personave në xhami, kemi situatë terrorizmi.

Definimi i një terroristi, është kur dikush përdor dhunë, vrasje, përplasje dhe shkatërrim, kërcënim për t’i dëmtuar një grup njerëzish për shkak të dallimeve dhe orientimeve të tyre.
Një terrorist quhet ai person i motivuar për urrejtje fetare, politike, etnike, etj.

Sipas Neni 9 nga K.E për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Konventa mbron të drejtën dhe lirinë e mendimit, besimit dhe fesë, që jep të drejtën për të ndryshuar fenë dhe për të respektuar fenë që e ndjekni në çdo vend në çdo kohë duke mos rezikuar asnjë rend publik apo persona tjerë.

Gjithahstu keni të drejtë të vendosni mendimet dhe të praktikoni fenë tuaj, dhe kjo është kusht dhe vlerë Njerëzore, për çdo Shtet antarë dhe atyre kandidat duke qenë kusht edhe për shtetet për ruajtjen e rendit Botëror nga OKB-ja.

Në nenin 9 të K.E, përfshihet edhe e drejta juaj për të veshur, si veshja fetare, kombëtare, kulturore etj, e drejtën për të folur për besimin tuaj, ose për të marrë pjesë në adhurimin fetar.
Autoritetet publike nuk mund t’ju ndalojnë ta praktikoni fenë tuaj derisa nuk rezikojet askush nga ajo praktik.
Pra, ndalohet çdo akt i kundër nga kjo, dhe askush nuk ka të drejtë të sulmoje një grup për shkak bindjes fetare.

Autoritetet publike nuk mund të ndërhyjnë në të drejtën tuaj për të mbajtur ose ndryshuar fenë tuaj, sejcili individ ka të drejtë të zgjedhë fenë e tij, dhe t’a prakitkoje si : fenë Katolike, fenë Islame, etj.

Ka disa situata që autoritetet publike mund të ndërhyjnë në të drejtën tuaj fetare.Kjo lejohet vetëm atëher kur autoritetet mund të ndërhyje kur veprimet e ndonjë grupi fetar ose pretendimit se janë veprime fetare, ata janë sekte fetare që cenojnë:

1-sigurisë publike
2-rendin publik
3-shëndetin ose moralin, dhe
4-të drejtat dhe liritë e njerëzve të tjerë.

Veprimi dhe ndërhyrja e organeve shtetërore është i drejtë, është i përshtatshëm dhe më shumë se i nevojshëm për të trajtuar problemin në fjalë duke ndaluar çdo akt të dhunshëm.l kundër popullatës.

Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit synon të mbështesë dhe forcojë luftën kundër terrorizmit, duke i siguruar të gjitha masat e ndërmarra për të parandaluar ose shtypur veprat terroriste, duhet që të respektojnë sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Konventa gjithashtu ka për qëllim përmirësimin e politikave dhe strategjive kombëtare kundër terrorizmit në nivel shtetëror dhe botëror.

Protokolli i Konventës të Këshillit Europian përmban një numër aktesh që ka synim dhe qëllim parandalimin e terrorizmit, ndalimi i pjesëmarrjeve nëpër organizata terroriste, trajnimeve të tilla, udhëtimin jashtë vendeve për qëllime terrorizmi, financimi i tyre etj.

Pastaj, vrasjet jane të ndaluara në çdo kushtetut, konventë, dhuna dhe vrasjet janë të ndaluara në çdo fe, ndalohen aktet e dhunës, poashtu Teologët Islam, e kanë sqaruar dhe interpretuar se fetë ndalojnë dhunën, dhe e kam ndëgjuar nga një Teolog Islam, i cili gjatë një ligjerate fetare, citoj një Ajet nga Kurani, ku thuhet;

“Nuk ka dhunë në fe..”
(Kaptina Bekare 2:257)

Loading...
Share

Leave a Reply