Dje, e martë 3 dhjetor në ora 18, 17 vjeçari nga fshati Zhelinë në prezencë të prindit, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë ka denoncuar se,

në shkollë gjatë pushimit në mesë orëve rreth orës 15 e 30 minuta, ka qenë i lënduar me mjet të mprehtë nga ana e një 17-vjeçar tjetër bashkëfshatar, me të cilin kanë mësuar në një klasë, informon portali “tetova1”.

Nxënësi 17 vjeçar i lënduar është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Rasti është zbardhur në tërësi dhe do të përgaditet parashtresë adekuate.

Loading...
Share

Leave a Reply