Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

Të bësh një gjumë të mirë dhe të zgjohesh ditën tjetër tërësisht i çlodhur, duket se është bërë diçka e vështirë për t’u arritur nga shumica nga ne. Një ditë e lodhur e me stres në shumicën e rasteve sjellë edhe një natë përplot përpjekje të pasuksesshme për gjumin.Stili i jetesës moderne i cili zakonisht nënkupton stres të përditshëm, pastaj jetë me pasivitet nga aktivitetet fizike dhe mënyrën e të ushqyerit jo të shëndetshme, mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e gjumit. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë apo bëhet stil i jetës sonë, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore serioze.
Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga mjekimet natyrale që do t’ju ndihmojnë të flini në gjumë shpejtë dhe të ndiheni të çlodhur të nesërmen.

Receta për gjumë të qetë:
banane, kanellë, mjaltë.

Përbërësit:
• 1 banane

• 1.5 gotë ujë

• 1/3 lugë kanellë

• 1.5 lugë mjaltë

Si ta përgatsi përbërjen?

Pasi e keni qëruar bananen, filloni duke prerë në pjesë të vogla. Pasi t’i keni prerë, vendosni të gjitha në një enë, shtoni ujë dhe lëreni të zihet në temperaturë mesatare për 12 minuta. Pas zierjes kullojeni lëngun dhe shtoni kanellë për më shumë shije. Pëziejeni për 1 min dhe lëreni të ftohet më pastaj. Pas 5 min kur fillon ftohja, shtojeni edhe 1.5 lugë mjaltë dhe perziejeni per ½ min. Konsumojeni këtë lëng një orë para gjumit, rezultatet do të jenë shumë të mira në lehtësimin e procesit të gjumit. Duhet përdorur për disa ditë me radhë për të parë efektet e plota. Së paku për një javë.

Dobitë shëndetsore:

Ky përbërës është shumë i dobishëm për shkak të përbërjes së tij nga komponentë shumë të rëndësishëm që ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë.

1. Bananet kanë prezencë të kalicumit dhe magnezit, minerale që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Këto minerale kur merren në sasi të minimizuar ose kur eliminohen nga dieta, ndikojnë negativisht në nivelin e kortizolit dhe bëjnë që venat dhe muskujt të lëshohen.

2. Kanella ofron përfitime të shumta shëndetësore.

Ajo ka shije dhe aromë jashtëzakonisht të këndshme dhe ndihmon në lehtësimin dhe relaksimin e trupit. Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe në tretje dhe indirekt në vetë procesin e gjumit.

3. Mjalti përpos vetive të shumta pozitive, përmban sheqerna natyrale që rrisin insulinën dhe lejojnë triptofanin të futet më shpejt në tru.

Triptopani është një substancë që përmirëson cilësinë e gjumit dhe humorin. Ky aminoacid ndihmon organizmin të prodhojë dhe të ruajë ekuilibrat e disa hormoneve në mënyrë natyrale. Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë. Kjo përmbajtje gjithashtu do të mbrojë rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni si dhe do ju jap energjinë e mjaftueshme për një natë të qetë e gjumë të rehatshëm. 

Loading...
Share