Banorët e fshatit Grupçin me padurim presin që të finalizohen punimet e asfaltimit të rrugës kryesore të fshatit, rrugë kjo që ndërtohet me të gjithë parametrat e nevojshëm dhe në bazë të standardeve evropiane. Ky investim kapital do t’ju shërbejë qytetarëve në të ardhmen, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, paralajmëron një infrastrukturë më të mirë edhe në fshatrat përreth, duke theksuar se bëhet fjalë për projekte mjaft të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e banorëve të komunës së Zhelinës. Në anën tjetër, banorët shprehen të kënaqur nga iniciativat e komunës duke potencuar se vërtetë po i ndjejnë ndryshimet pozitive, e gjithë kjo, falë vizionit dhe këmbënguljes së kryetarit aktual të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili synon cilësinë e lartë dhe me të gjithë parametrat e nevojshëm që sigurojnë model të ri të infrastrukturës.

Loading...
Share

Leave a Reply