Nga 15.11.2019, fillon zyrtarisht sezoni dimëror dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve tashmë duhet të jenë gati për sezonin dimëror.

Sot nis edhe zyrtarisht sezoni dimëror që zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

Policia e Maqedonisë së Veriut u ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore. Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore, gomat e dimrit dhe pajisjet tjera të nevojshme dhe të obliguara. Pajisjet dimërore të obliguara janë gomat për përdorim dimëror (M+S) zinxhirët në rrotat tërheqëse.

Loading...
Share