Prokuroria Themelore Publike ka publikuar rezultatet e hetimit që kanë shkaktuar aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sipas prokurorit, Sasho Rajçev, raporton SHENJA, hetimi ka zbuluar se aksidenti ka ndodhur për shkak shpejtësisë së madhe dhe parregullsisë së frenave të autobusit.
Sipas tij, shoferi në momentin kur ka ndodhur aksidenti nuk ka qenë duke biseduar në telefon.
Për rastin, njoftoi prokurori, është urdhëruar arrestimi i gjashtë personave, në mesin e tyre edhe shoferin e autobusit si dhe pronarin e kompanisë “Durmo Turs”.
Poashtu prokurori ka thënë se autobusi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 99 kilometra në orë, ndërsa shoferi e ka aktivizuar aparatin për të treguar shpejtësi të rrejshme. Sipas tij frenat nuk kanë funksionuar në nivelin e duhur. /SHENJA/

Loading...
Share