Sot, në shekullin XXI, bota po përballet edhe me një problem shumë prekës dhe serioz, dmth me trafikimin e njerëzve.
Trafikimi i njerëzve ndodhën për disa arsye, ku
klasifikohen në disa forma, kemi trafikimin e njerëzve që shfrytëzohen si robër lufte, mercenarë, kemi trafikimin e grave që shfrytëzohen për qëllime prostitucionale por edhe si shërbetore e grupeve kriminale, trafikimi i njerëzve për organe dhe fëmijë që grupet kriminale i vjedhin dhe pastaj i shfrytëzojnë dhe i ushtrojnë për vjedhje dhe krime për qëllimet e organizatave kriminale.
Më e theksuar është trafikimi i femrave për qëllime prostitucionale, ku në Botë shumë shtete përballen më këtë problem pasiqë femrat si qenie më e butë, ata kidnapohen duke u mashtruar fillimisht duke aplikuar ata nëpër punë të ndryshme sidomos kur ata aplikojnë për punë jashtë vendeve të tyre sidomos në vende si aeroporte ose porte detare dhe punëtor në anije, janë vende ku organet kriminale veprojnë pasiqë më së shumti ka hapësirë për kidnapimin e grave ose kidnapimin e fëmijeve të tyre duke ua fshehur edhe pasaportat dhe duke u kërcënuar dhe frikësuar ata me vrasje etj, si dhe më së shumti bien viktimë e trafikimit ata femra që kanë bukuri natyrore, pastaj ata bëhen “objekt biznesi” nëpër lokale të natës dhe vende tjera të dyshimta.

Konventa e Këshillit të Evropës mbi Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore është instrumenti i parë ligjor në lidhje me trafikimin e qënieve njerëzore dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Konventa e Këshillit të Evropës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sidomos trafikimin e grave, ka qenë në fuqi që nga viti 2008 dhe është ratifikuar nga të gjitha Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës.

Hulumtimet në Institutin Ludwig Boltzmann për të Drejtat e Njeriut në lidhje me Trafikimin, tradicionalisht i afrohen çështjes nga perspektiva e të drejtave të njeriut dhe shumë projekte janë zhvilluar në këtë fushë që nga viti 1999. Instituti formon një mjedis të shkëlqyer për përpunimin e të dhënave. Hulumtuesit e përfshirë në këtë projekt, kanë përvojë të konsiderueshme në kryerjen e hulumtimeve për çështje të ndryshme të lidhura me të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e fëmijëve, kompensimin e personave të trafikuar ose qasjen në drejtësi.

Konventa e Këshillit të Evropës kundër Trafikimit me njerëz qartë e kufizon si çështje të të drejtave të njeriut dhe formulon detyrimet e Shteteve Antare për masat preventive, shtrirja aktuale e detyrimeve të të drejtave të njeriut të shteteve në lidhje me Trafikimin e e njerëzve që është ende e diskutueshme.Shtetet obligohen që të projektojnë dhe synojnë të krijojnë analizat nga puna dhe hulumtimi i tyre të Konventës. Ata duhet të formojnë një udhëzues për Konventën, të sigurojnë një analizë të thellë të dispozitave të saj dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në një kuptim më të mirë të detyrimeve dhe të drejtave të njeriut të Shteteve Antare për të luftuar trafikimin e njerëzve, meqë është një çështje që nuk do të mund të ndalohet tërësisht, sepse trafikimi ka egzistuar që nga historia dhe vazhdon të egzistoje, por shtetet janë ata që duhet të mobilizohen dhe me anë të mekanizmave shtetërore, së paki çdo shtet të zvogëloje dhe siguroje viktimat e këtyre rasteve që paraqiten në çdo vend.Disa Shtete edhe e kanë legalizuar prostitucionin që së paki të mundohen ta kontrollojnë situaten e vendit, mirpo kjo nuk paraqet shumë suksese sepse trafikimi ndodhën në çdo vend në çdo kohë, dhe rastet e paraqitura duhet ndihmohen nga organet shtetërore dhe nga popullata duhet të u ofrohet ndihmë pasiqë zakonisht pësojnë njerëz që duke u munduar të siguroje egzistencën familjare, bien viktimë e trafikimit me njerëz

Eduan Uzairi
MR. i të drejtës ndërkombëtare

Loading...
Share

Leave a Reply