Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të dashurin e Allahut dhe të dërguarin e Tij të fundit Muhamedin a.s. mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që kanë jetuar me të vërtetën në zemrat e tyre.

Vëllezër besimtarë, në hutben e sotme do të flasim në temën: Vlera e muajit rexheb dhe natës së regaibit

Muaji rexheb është njëri nga muajt e shenjtë, andaj muslimani duhet ta ketë në llogari aktivitetin e tij. Në këtë muaj, pastaj në muajin vijues shaban dhe në ramazan, vlera e ibadeteve dhe punëve të mira është më e madhe, por nuk duhet harruar se edhe llogaria për punët e këqija është më e madhe.

Muaji rexheb dhe shaban llogariten edhe si muaj përgatitorë për muajin e bekuar ramazan. Muslimani fillon ta adaptojë veten me shtimin e veprave të mira dhe me largim nga veprat e këqija, dhe kur të vjen ramazani, ai është i përgatitur dhe mundet ta shfrytëzojë maksimumin e tij.

Muhamedi a.s. ka thënë: “O Allah, na beko në rexheb dhe shaban, dhe na mundëso ta presim muajin ramazan!“

Këta tre muaj dallohen edhe me (4) net të rëndësishme (sipas shumicës së dijetarëve) që ndodhen dy në muajin rexheb, (1) nata e Regaibit dhe (2) nata e Israsë dhe Miraxhit, pastaj një në muajin shaban, është nata e 15 e tij, e njohur si (3) nata e Beratit dhe në ramazan, (4) nata e Kadrit.

Në fillimin e muajit rexheb, pikërisht në natën e xhumasë së parë të tij bie nata e Regaibit, e cila për nga vlera thuhet se është lajmëtari i parë i muajit ramazan.

Loading...
Share