Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu qëndroi për vizitë zyrtare në Bashkinë e Korçës në Republikën e Shqipërisë,

Kreu i Komunës së Zhelinës, Sejdiu realizoi një takim me zv.kryetarin e bashkisë Kletjon Kita.

Sejdiu vlerësoi Korçën si një nga qytetet model për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e turizmit i cili e ka bërë Korçën një nga qytetet më atraktive dhe më të vizituara në çdo stinë.

Gjatë takimit u diskutuan ide mbi mundësitë e bashkëpunimit në mes Komunës së Zhelinës dhe Bashkisë Korçë në fusha të ndryshme.

Loading...
Share